FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ristani: Protesta në Lushnje u mbyll paqësore, shihemi në Kavajë (FOTO)

Në rrethrrotullimin e “Plugut” në Lushnje, prej më shumë se 60 minuta, PD-ja bllokoi rrugën kryesore, ku përgjegjës për aksionin ishte deputeti i PD-së Arben Ristani, së bashku me deputetët e qarkut të Fierit, Kosma Dashi dhe Bedri Mihaj dhe me mijëra mbështetës dhe simpatizantë nga Gjirokastra, Berati, Fieri dhe Lushnja.

Një protestë paqësore e cilësoi Ristani, me rreth 5 mijë mbështetës të opozitës që dolën tek rrethrrotullimi i Plugut në Lushnje, ku më pas u shpërndanë.

Përmes postimeve në rrjete sociale, Arben Ristani u shpreh se protesta u mbyll paqësore dhe masive. Gjithashtu në një prononcim për mediat, deputeti i PD-së u shpreh se mijëra qytetarë që u bashkuan protestës së sotme, do të bashkohen më 7 Maj në Kavajë, ku do të jetë protesta më e madhe.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pati një pjesëmarrje masive, me rreth 5000 njerëz në protestë. Gjithçka u mbyll paqësore, nuk ka pasur asnjë incident. Protesta ashtu siç u paralajmërua zgjati deri në orën 12:00, ndërsa protesta e radhës do të jetë më 7 maj në Kavajë”, tha Ristani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?