FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve, Presidenca shpall dy vende vakante

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka shpallur fillimin e procedurave për personat e interesuar që kërkojnë të aplikojnë për vendet vakante për dy sekretarë të përgjithshëm në institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Personat e interesuar të aplikojnë për këto vende brenda 20 ditëve dhe duhet të dorëzojnë pranë Presidencës të gjithë dokumentacionin, që vijon si më poshtë:

1- Kërkesë me shkrim;

Swiss Digital Desktop Reklama

2- Dokument që ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi ose në shkenca ekonomike me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri ose studimet universitare për drejtësi ose në shkenca ekonomike jashtë vendit dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj;

Swiss Digital Mobile Reklama

3- Dokument që ka pasur një përvojë pune në nivel menaxherial dhe drejtues, jo më pak se 10 vjet;

4- Dokument që ndaj tij të mos të ketë nisur një hetim penal, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi ose për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

5- Dokument që zotëron shumë mirë gjuhën angleze;

6- Dokument që ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna ose ndonjë masë tjetër disiplinore, e cila është ende në fuqi, sipas legjislacionit, në momentin e aplikimit;

7- Dokument që nuk ka ushtruar funksione politike në administratën publike ose nuk ka mbajtur pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 viteve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?