“Robo ku je, hajde këtu”?! Agron Duka: Nuk bëj krushqi me krimin

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, është takuar me fermerët e Grabianit në Lushnje, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre gjatë përditshmërisë në bujqësi.

Duka e cilësoi situatën aktuale politike në vend si një udhëkryq që nuk sjell asgjë të mirë për qytetarët. Një tjetër pikë diskutimi me fermerët ishte çështja e vaditjes.

Duka: Që të gjithë këta njerëz që do të dalin dhe do të kandidojnë janë të gjithë njerëz të mirë. Që edhe po nuk shkuam në fund të fundit nuk bëjmë krushqi me krimin, unë nuk dua të bëj krushqi me krimin. Se nesër ai, edhe nëqoftëse ti del dhe përfaqësohesh me grup parlamentar, merr dhe Ministri, të merr në telefon me arrogancë dhe të thotë: Robo ku je? Hajde këtu një çikë! Sikur e ke për detyrë me i shku mbrapa atij. Unë te ju vi me qejf, sinqerisht e kam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fermeri: Ka pasur 9 rezervuarë nuk punon asnjëri, ka pasur 4 stacione pompimi nuk punon asnjëri, ka qenë kanali i bonifikimit nuk ka punuar në asnjë kohë. Gjithë problemi është si do ti vëmë ne këto në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fermeri: Shitet prodhimi nën kosto dhe konsumatori e blen shumë shtrenjtë.Në rast se karrota shitet 200 lekë në Divjakë, në Tiranë shitet 1200 lekë kg.

Duka i ka garantuar fermerët se PAA do të jetë zëri i tyre në Parlament dhe do ti japë zgjidhje çdo problemi që ndeshet në bujqësi pasi është subjekt politik i specifikuar për këtë sektor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?