FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rokada në Policinë e Shtetit, vjen reagimi i parë nga PD: Kjo është luftë klanesh!

Pas furtunës së shkarkimeve në Policinë e Shtetit të zyrtarizuara sot në 12 qarqe të vendit, vjen edhe reagimi i parë nga selia e PD. Sekretari për aksionin politik në PD, Ervin Salianji thotë se kjo është luftë mes klaneve.

“Drejtuesit e rinj të policisë nëpër qarqe janë emëruar personat e rekomanduar nga të parët e qarqeve të Rilindjes nëpër qarqe apo “komisarët” politikë sic i quan Rama! Largohen disa drejtues policie që kanë pasur kontakte me disa banda dhe emërohen disa të tjerë po nga sekti i Rilindjes për të ruajtur rrjetin dhe akoma më keq, për tu emëruar dhe më pas për tu shërbyer kandidatëve për deputetë të Rilindjes në çdo qark”,- thotë Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?