FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roli pozitiv dhe euroatlantik i Berishës në vendimin për tu futur në zgjedhje

Burime sekrete nga selia blu tregojnë nën zë se ish-kryeministri Berisha ka qenë shumë i prerë me vendimin e kreut të PD-së në raport me ndërkombëtarët dhe partnetin strategjik SHBA. Berisha ka theksuar që BE dhe SHBA janë aleatët me të mëdhënjë të PD-së që prej 27 viteve ndaj duhet ti dëgjojmë me çdo kusht dhe me disa kushte garancie PD-ja të futet në zgjedhje për ti fituar ato dhe shporrur pushtetin kriminal të Edi Ramës.

Duhen shtuar edhe tre zërat kritikë si Jozefina Topalli, Eduart Selami dhe Majlinda Bregut të cilët kanë ndikuar shumë që PD-ja të futet në zgjedhje. Por mësohet se ish-kryeministri ka kërkuar që të ulen urgjent në bisedime për gjetjen e mundësive maksimale për garantimin e votës dhe PD, e krejt opozita, të futet në zgjedhje për ti fituar.

Negociatat janë në veprim dhe pritet që Rama dhe Basha të takohen sonte për gjetjen e marrëveshjes nën praninë e Presidentit në detyrë Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?