Ron Koka ironizon Erion Braçen
Ron Koka, djali i Nar Kokës, vëllait të ministrit Lefter Koka, i është përgjigjur deputetit të PS Erjon Braçe pas statusit ironizues të tij për humbjen e Armand Dukës për një vend në Komunitetin Ekzekutiv të UEFA.
Në një status në Facebook, Ron Koka ironizon Erjon Braçen përmes një krahasimi mes tij dhe Presidentit të UEFA Armand Duka.

Presidenti i FSHF Armand Duka nuk mundi të zgjidhej për 3 vota anëtar i Komunitetit Ekzekutiv në UEFA.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar deputeti socialist Erjon Braçe, një “armik” i vjetër i Dukës, i cili përmes një statusi në rrjetin social shkruan se Duka mund të fitojë vetëm përmes zyrës së tij, dhe jo aty ku “luhet” drejt.
Postimi i Erjon Braçes:
SI NJE CLIRIM!! TANI CLIRIM FUTBOLLIT PERMES KUFIZIMIT TE MANDATEVE PA FUND NE FEDERATE!!
UEFA ka marre sot dy vendime te rendesishme;
I pari, ai i kufizimit te mandateve ne tre, per drejtuesin e UEFA-s dhe komitetin egzekutiv te saj.
I dyti, ai i zgjedhjes se komitetit egzekutiv, pas tallazeve te medha ne kete institucion prej korrupsionit.
Per te parin, une shpresoj shume qe ky rregulli i kufizimit te mandateve per UEFA-n, te vleje edhe per federatat anetare, duke i dhene fund sundimit pafund edhe ne futbollin shqiptar.
Per te dytin, Ai nuk ja doli, nuk fitoi!!
E kishte nje perpjekje personale, legjitime per cilindo-me thene te drejten, por kaq.
Kur nje gare krejt rutine, dikush ta kthen permes tv-se thuajse ne nje ndeshje te madhe, natyrisht ka gjase ta bej dhe groteske.
Keshtu ndodhi; Te sigurt ne “fitorje”, sepse Ai po hyri ne gare nuk mundet-thone oborrtaret.
Nuk ju mjaftoi Erseka ku Ai hyri ne gare e u mund keq, shume keq. Duhet te shkonin ne Helsinki per te provuar dy gjera: Ai nuk fiton ku luhet drejt; Ai fiton vec ne zyrat e tij!
Nejse, po e perseris, humbja as qe vlen per lajm. Lajm eshte kufizimi i mandateve.
Tani, edhe nje darke me sushi dhe kthehuni. Na duheni per rregullin e kufizimit te mandateve!!
KOHA JONË SONDAZH

