Rrëfimi i Gramoz Ruçit: Si u arratisa nga Shqipëria në ‘96. Gruas i vunë pistoletën tek koka
Momentet e vështira të Gramoz Ruçit para 20 vitesh, kur iu desh të ikë si refugjat ekonomik në Greqi, rikthehen në vëmendjen e publikut. Një nga figurat më të rëndësishme në PS tregon vuajtjet e tij si emigrant por edhe ato të familjes së tij, bashkë me një episod ku bashkëshortes i kanë vendosur koburen tek koka.
Ruçi thotë se pjesëtarët e SHIK-ut e kanë ndaluar familjen e tij në Lushnje. “I nxorën në mes të rrugës me duart lart. Nisën t’i kontrollonin në trup. Pastaj i morën forcërisht dhe i futën në furgon.
Ai trego se gruan e kanë ndarë nga pjesa tjetër e familjes duke e vendosur në një makinë private. “Dikush nga Shërbimi Informativ Kombëtar, një oficer nga Lushnja po e kërcënonte me kobure në dorë: Do të të hedh trutë në erë po futu në makinë”,- tregon Ruçi.
Sekretari i Përgjithshëm i Parisë Socialiste, Gramoz Ruci tregon për herë të parë versionin e saktë të largimit nga Shqipëria në vitin 1996, kohë kur ruhej dhe survejohej nga oficerët e SHIK-ut të asaj kohe. Ruci tregon se ka dalë nga shtëpia me djalin e tij dhe më pas është nisur me një makinë drejt Jugut e për të kaluar kufirin me pasaportë diplomatike.
“Dola nga dera e shtëpisë sime dhe pastaj nga hyrja kryesore e pallatit. Nuk kam dalë i maskuar. Kam dalë si Gramoz. I vetmi dëshmitar dhe shoqërues ka qenë djali im dymbëdhjetëvjec. Isha i survejuar nga dymbëdhjetë shikas”.
Rrëfimi i Ruçit është pjesë e librit të Ylli Polovinës “Të jesh apo të mos jesh në PS” që ka në fokus ngjarjet e PS-së në 96, pjesë të së cilit janë botuar sot në Gazeta Panorama.
KOHA JONË SONDAZH

