Rrëfimi i Ndre Legisit: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër

Ish deputeti i Kuvendit që në vitin 1992, vjen me një rrëfim eksluziv në emisionin e Ylli Rakipit, “Të paekspozuarit”.

Për herë të parë Legisi tregon arsyet pse vendosi të largohet nga politika, problemet e brendëshme të Partisë Socialiste, marrëdhëniet me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe qendrimi i kryetarëve për jo servilët.

Ndre Legisi u arratis nga liria që ne fituam në vitet 90 drejt një lirie tjetër. Z. Legisi, saktësisht,  kur ju u arratiset nga politika shqiptare?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitet 90 kishim entuziazmin e lirisë dhe e ndjenim shumë pranë lirinë kur mendonim se demokracia do të na krijonte disa mundësi që i kishim vetëm me të dëgjuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Është vërtetë rastësi e bukur angazhimi në politikë. Në vitet 90 isha zbatues eksperimentesh në Katedrën e Perimeve dhe ishim entuziast për ndryshimet. Lëvizja mori një vrull që nuk ishte shumë i pranueshëm nga mënyra si zhvilloheshin ngjarjet. Jam ballafaquar me zotin Berisha, në mes te studentëve.

Për mua ishte e rëndësishme dhe e shenjtë. Babai im, Gjergj Legisi, ka qenë dëshmor i luftës nacional çlirimtare. I thyen pllakën përkujtimore të shkollës, ndjeja përgjegjësi, isha njeri që e doja ndryshim. I them Berishës cili është qëndrimi ndaj simboleve të luftës, ndaj luftës. Ai dha disa përgjigje duke mos qenë shumë i qartë. Dhe simbolet e luftës tha Berisha janë simbole komuniste.

Ndre Legisi: Më vinte zor kur më propozuan për deputet

Unë mora mikrofonin dhe i thashë nga ky moment nuk jam më këtu.  Kjo ngjarje zhvillohej në Institut Bujqësor. Nga ajo ngjarje u vura në fokus të PS. Nuk mund të shkelja mbi disa parime.

Bëra letër të Zeri i Popullit, për të takuar të parin, z. Musa Ulqini, ishte gazetar me dëshirë, te ZP nuk shkruante kushdo. Ai ma botoi letrën e hapur. Pas saj u bëra protagonist. Thosha kush po e dëmton demokracinë, mbresa nga mitingjet e PD.

Pata edhe një diskutim me z. Azem Hajdari.  U bëra personazh i njohur, pasi krijuam Forumin Eurosocialist në 1992. U propozova për deputet por më vinte zor se në Institut Bujqësor kishte shumë profesorë dhe unë mendoja se s’më takonte mua.

I thashë Luan Memushit, duan të më vënë mua duhet t’ju vendosin ju.

Politika për mua ka qenë një tribun për tu njohur edhe për të mësuar shumë gjëra. Ka qenë mundësi për të komunikuar me njerëzit, për të përfaqësuar njerëzit. Jam zgjedhur tre herë me votim të drejtpërdrejt, sistemi mazhoritar. Sikush duhet të merret me politikë, ata një ditë nuk do të jenë në politikë dhe duhet të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë atë ditë.

Legisi: Krijimi i LSI ishte i duhur për kohën

Nga momentet më përcaktues në jetën tuaj është viti 2009, ishit një nga njerëzit e rëndësishëm të LSI-së, filloi  negociata për koalicion. Dilema ku duhet të shkonte Ilir Meta ishte momenti më i vështirë, keni qenë ju negociator për koalicionin Rama-Meta dhe Berisha -Meta, Meta Vendoste?

Kam pasur një perudhë të gjatë kohore me Ilir Metën kemi bërë rrugë së bashku, krijuam LSI së bashku me shokët e tjerë, nuk e konsideroj gabim krijimin, ishte e duhur për kohën. Kam pikëpamjen që Shqipëria është e majtë dhe PS filloi të mos e përballonte pushtetin në mënyrën si ishte organizuar para 2008. Pas krijimit të LSI filloi historia e koalicioneve.

Legisi: I kam thënë Ramës, se pa LSI nuk bëhesh dot kryeministër

Është e vërtetë bashkë më Shpëtim Nazarkon kemi qenë në zyrën e Edi Ramës për ti ofruar një koalicion me LSI para zgjedhjeve.

Rama refuzoi duke mos pranuar emrat, unë pata një debat i thashë që po bën një gabim s’ke për t’u bërë kryeministër, pa ne.

Natyrisht edhe unë s’bëhem dot deputet pa PS dhe LSI. Lezha ishte e vështirë, për shkak të problematikës së qarkut. Unë s’do jem deputet, por as ti kryeministër. Lëvizi nga vendi i dhashë dorën dhe u larguam. Shkuam te Ilir Meta, i thashë se Rama nuk bën koalicion. U bë menjëherë konferencë për shtyp dhe shpalli koalicion, gabimi ishte i Edi Ramës.

Legisi: Isha kundër koalicionit me Berishën

Çdo bashkëpunim mes PS dhe PD për ndryshmet kushtetuese, gjithçka u bë për të shkatërruar LSI. Deshëm të na hiqnin anëtarin e komisionit.

Para zgjedhjeve, pas zgjedhjeve duhet t’i jepnim dorën Edi Ramës por gjërat shkuan keq. Berisha ftoi Metën dhe ndodhi koalicionin. Unë në fakt isha kundra.

As Berisha nuk e bënte dot qeverisjen pa LSI. Ne i morën votat si të majtë, dhe sipas meje ne nuk kishim të drejtë që të bënim këtë koalicion. Unë i dhashë dorën Metës ai shkoi në punën e tij, u bë zv/kryeministër, ministër, ndërsa unë u ktheva në fshat.

Metën e kundërshtova në këtë projekt. Meta është politikan shumë pragmatist, ai e dinte orientimin dhe e vërteta është që i funksionoi. Meta me politikën e tij ishte i suksesshëm, gabimi ishte i imi. Nuk jam penduar, por ai vajti me Berishën u kthye në PS dhe vazhdon të ushtrojë pushtetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?