Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 24 Nëntor 2026, 13:36 Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë Egnatia po përjeton për herë të parë në histori emocionet e pjesëmarrjes në fazën e ligës të një kompeticioni të UEFA-s, duke garuar në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
Lajmet e fundit
Në trend
  • PS
  • SPAK
  • Atentati në Fier
  • NATO
  • Ronaldo
  • Champions League
  • Edi Rama
  • ICE
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rrëfimi i Ulqinit: Rama më tha: Musa më fal!

Intervista E mërkurë, 21 Prill 2021 16:18
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

6 herë deputet, 14 vjet kryetar i PS-së së Tiranës, ish-ministër i Informacionit dhe i sapozgjedhur sekretar për Burimet Njerëzore në PS dhe aleatët, Musa Ulqini ka thyer heshtjen e gjatë. Ai ka zgejdhur emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku të rrëfejë se si Rama i këkroi falje që e la jashtë listës për deputet në vitin 2009 dhe se si e ftoi sërish në vitin 2013. Por dhe çfarë mendon ai për qeverisjen dhe nivelin e demokracisë në PS nën drejtimin e Ramës dhe nën drejtimin e Fatos Nanos. Më poshtë është një pjesë e intervistës dhënë dje gjatë emisionit “Debati në Channel One”.

Çfarë ju bëri të riktheheshit në PS? Kush ju kontaktoi, si e morrët vendimin për rikthim?

Ai që më largoi edhe më kontaktoi. Bëri një gjest të rrallë për natyrën e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Zoti Rama?

Po, po. Zoti rama. Më ftoi, më kërkoi të isha pjesë e Rilindjes. Unë nuk kisha asnjë arsye për të refuzuar. Më çoi në një zonë që nuk e kisha menduar se mund të kandioja, në zonën e Dumresë dhe unë pranova me kënaqësi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si ju tha Rama kur ju kontaktoi?

Gjatë viteve kur nuk isha deputet e bëja ndonjë shkrim në gazette. Edi më telefononte, më pyeste për ndonjë gjë, debatonim, por nuk është e vërtetë që këto katër vjet ne nuk kemi komunikuar.

Mund t'ju interesojë

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

22 Nëntor 2026, 22:31
BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dhe flota hije mbeten problem

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, ekspertët: Loopholes tregtare dh...

18 Nëntor 2026, 20:03
Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE-në më të fortë

Von der Leyen në Forumin e Zgjerimit në Bruksel: Anëtarësimi i vendeve të reja e bën BE...

16 Nëntor 2026, 12:02

Si ishte komunikimi i parë?

Komunikimet nuk kanë qenë të shpeshta, jemi takuar 7-8 herë në 4 vjet. Ai e respektonte atë që unë përfaqësoja për kryeqytetin. Rama është i vështirë dhe i bën gjërat me bujë. Rama më ka ftuar vetë.

A ju kërkoi ndjesë?

Atë e ka bërë që në takimin e parë, tha se ishte diçka që mund të mos kishte ndodhur, më ka thënë më fal. Unë Ramën e kam mbështetur fuqishëm kur kandidoi për herë të parë si kryetar bashkie të Tiranës. Kam vlerësuar tek ai iniciativën për të ndryshuar gjëra që dukeshin të pandryshueshme. Ai ma ka kthyer këtë mbështetje. Kemi pasur partneritet dhe mareëdhënie serioze, nuk kishte në mes interesa, përveç interesave politikë. Ai ka dalë publiksiht dhe ka përmendur emrin tim për kontribute.

Unë nuk kam lindur deputet, e kam pasur si sfidë përsonale. Dukej sikur unë dija vetëm të drejtoja PS në keyqëytet, dhe në 4 vjet unë provova që mund të bëja shumë gjëra të tjera. Edhe në familje ka raste kur nuk flet me familjarët, pro familja politike quhet e tillë, sepse i ngjan familjes.

Përse nuk ju vendosi Rama në listë?

Arsyet i di Rama, ai kishte një koncept për listën e kryeqytetit dhe mendonte që unë nuk mund të isha fitues në kryeqytet. Po ky Ramë kërkoi që unë të isha pjesë e Rilindjes dhe unë nuk kam asnjë arsye të mos e mbështes në mënyrë maksimale.

Nuk patët mëdyshje kur ju vendosi emrin?

Ne kemi pasur debate, kanë qene debate mes dy drejtuesish, por e rëndësishme është që ne kemi sot një marrëdhënie e cila është në të mirë të punës.

Dhe nga kryetar i Tiranës iu “internoi” në Dumre.

Këtë e thoni ju. Nuk është internim. Unë duhet ta shikoja PS-në edhe nga një pikëvështrim tjetër.

Ka qenë më e lehtë të punoni kur drejtues i PS ishte Nano, apo tani që është Rama? Cili është ndryshimi mes tyre?

Zoti Nano është më shumë sesa një emër, partitë politike kanë të drejtë të reflektojnë. Në kuadër të 25 vjetorit PS kërkon të nderojë dhe respektojë të gjithë kontribuesit dhe themeluesit e kësaj partie. Unë mendoj që kjo që po ndodh në PS dhe riorganizimi tërësor I PS është një gjë jashtëzakonisht e mirë, unë jam entuziast për këtë. PS ka lënë gjurmë të thella sepse është promotore e reformave.

Por ka vetëm një problem të “vockël” zoti Ulqini: Ekonomia është në ditë të vështira. Dhe ju lutem mos na thoni si zoti Ahmetaj që ekonomia është në rritje se vetëm ai e thotë këtë. Shqiptarët nuk janë më mirë se 3 vjet më parë kur ju e morët qeverisjen.

Shifrat tregojnë rritje. Është 3.4 përqind.

Edhe kryeministri Rama këtë shifër të zotit Ahmetaj e thotë me gjysmë zëri.

Jo, jo. Kjo është një shifër që e thonë institucionet e huaja.

Ekonomia është e shqiptarëve zoti Ulqini dhe shqiptarët thonë ndryshe.

Kjo nuk është e saktë. Ekonomia është në rritje edhe pse kjo qeveri ka ndërmarrë reformat më të mëdha në këto 25 vjet.

Janë për tu përshëndetur një pjesë e reformave dhe nuk duhet ti mohojmë ato, por ekonomia nuk është mirë dhe kjo ka pikë në fund.

Zoti Qafoku, unë jam I bindur që ekonomia jonë si pasojë e këtyre refromave që ju I përshëndesni do jetë edhe më e mirë.

Po si ka mundësi zoti Ulqini, pasi e latë jashtë PS-së Fatos Nanon, as emir nuk iu zu në gojë. Dhe tani që e keni të sigurtë që ai nuk mund të rikthehet më e ftoni në 25 vjetor? A është fajtore kjo PS që në 20 vjetor as ftesë nuk kishte Nano?

Ky është mendimi juaj.

Po, po imi është, natyrisht se unë fola.

Por sipas meje nuk është ashtu.

25 vite më parë Edi Rama ishte në frontin kundërshtar me “Zërin e popullit”. e mbani mend artikullin “Edi Rama dje, sot, po neser” në Rilindjen Demokratike. A e mbani mend?

Artikulli s’më kujtohet, por mbaj mend konferencat kur ishte I pranishëm Rama. Kjo nuk I heq asgjë, asaj çfarë Rama po bën sot. Rama ka ndryshuar, por po kaq shumë ka ndryshuar dhe PS, duke u përmirësuar.

Ka ardhur më shumë PS rreth formës së Ramës, apo e kundërta?

Të dyja palët rreth nëjra-tjetrës.

Por Rama nuk pranoi të garonte me rivalin e tij. U ndalua gara.

Ky është debat i tejkaluar në PS. PS ka bërë ndryshim të jashtëzakonshëm në individë, në struktura.

A është më demokratike sot apo në kohën kur drejtohej nga Nano?

Janë kohë të ndryshme, nuk duhen krahasuar. PS funskionon në mënyrë të institucionalizuar, më mirë se asnjëherë tjetër. Nano ka një meritë të jashtëzakonshme, pasi bëri PS të dukej tërësisht ndryshe. Sot PS funksionion me më shumë rregulla, dhe është një organizëm i gjallë më efiçent. PS është një fuqi e madhe që mbështet qeverisjen me organizimin e vetë dhe mE burime njerëzore. Është një parti që nuk krijon probleme.

Gjatë 4 viteve kam refuzuar të bëj publike mendimet kritike, sepse isha i paragjykuar. Ia njoh vetes si cilësi pozitive që ditën që nuk jam, nuk dal të tregoj me gisht të tjerët. Unë e kam parë në mënyrë kritike largimin tim, u mundova të gjej gabimet e mia.

Gara për rritje në PS është garë brenda së majtës apo me kë e bëni garën e vetvetishme? Garën e keni me LSI që të mos rritet, që ju të mbani të njëjtën kuotë votash që keni deri tani? Me çfarë strategjie po shkoni në zgjedhjet e ardhshme?

Kjo që po bëhet në PS është në funksion të qeverisjes, ia shton forcën asaj. Në çdo qendër votimi kemi një sistem elektronik që nuk ka ekzistuar. Brenda 1 minuti nxjerrim të dhëna për të anëtarësuarit. Kjo na ndihmon të ndërtojmë politika sipas zonave të ndryshme. Atje ku kemi pa femra ti shtojmë, atje ku kemi të rinj ti angazhsojmë. Ne kemi punë me veten tonë. Jemi partia më e madhe dhe duam të ngelemi e tillë. Ne duam një mandate tjetër që të përfundojmë reformat me të mëdha dhe më pro shtet që janë ndërmarrë në këtë shtet. Duam të marrim notën maksimale në punët e partisë, qeveria është diçka tjetër. Ne po bashkojmë efektet e qeverisjes dhe partisë në funskion të mirëqeverisjes dhe rezultatit në zgjedhjet e ardhshme.

Pse pati probleme me listat e zgjedhësve në referendum? Pse nuk ka një numër të votuesëve?

Listat me të cilat janë bërë zgjedhjet kanë qenë të 31 dhjetorit të viti 2015. Listat tona ajnë shumë të sakta. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që pjesëmarrja do të ishte 83%  e kuptoja që do të kishte pjesëmarrej të madhe për delegatë, sepse kishte interesa individual  dhe kishte konkurrencë, por të vinin për një çështje që ëshët shumë pak sensitive për anëtarët e thjeshtë, më ka befasuar. Sepse niveli kulturor I Dumresë nuk është I njëjtë me atë të kryeqytetit. Nuk kemi nxjerrë numra sepe nuk kemi dashur të ushqejmë mediat dhe opozitën që të shfokusojnë përpjekjen tonë nga reformat. Kjo është strategjia jonë, që të mos fokusojmë për një kohë të gjatë një çështje që nuk është çështje. Partia dhe qeveria janë në sinkron për të qenë në interesat e qytetarëve. Kjo nuk bëhet për frikë e për mungesë demokracie. Ne kemi edhe sekretar dixhital.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë
Para 8 minutash

Rrugëtimi i Egnatias në Europë, UEFA i kushton një speciale kampionëve të Shqipërisë

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë
Para 8 minutash

Gjendja shëndetësore, SPAK propozon që gjyqi i Veliajt të zhvillohet me videokonferencë

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte
Para 9 minutash

Dënim me vdekje për spiunazh: zyrtari kinez akuzohet për 100 raporte

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit
Para 24 minutash

Real Madrid përgatit kontratën e re për Jude Bellingham, anglezi drejt rinovimit

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 24 nëntor: Hëna në Dem dhe hënë e plotë

2 Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore
Para 18 orësh

Kush lë mandatin e deputetit? Emrat që përfliten si kandidatë të PD për bashkitë kryesore

3 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 16 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

4 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 15 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.