Rrënimi i ndërtesave, Policia nis arrestimet në Durrës

Pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, Prokuroritë në vend nisën menjëherë hetimet për ndërtesat e rrënuara dhe për këtë, Policia e Durrësit ka nisur një aksion arrestimet dhe shoqërimet në drejtori.

Mësohet se mes të ndaluarve ka edhe të dyshuar për shembjen e godinës në brendësi të Kavalishensës, ku ndërroi jetë kryekomisari Bajram Hajdarmetaj. Për këtë rast janë shoqëruar drejtori Ahmet Doda dhe nëndrejtori i Konvaleshencës.

Prokuroria ka grupuar në një të vetme dosjet e Mira Mares, Kavalishensës, pallatit gjashë katësh tek stadiumi, pallatit gjashtë katësh tek zona e dy gjelave, ish-Tropikali, ndërtesa katër katëshe në kënetë dhe vila Palma. Nga shembja e këtyre ndërtesave pati viktima, ndaj dhe hetimet u rregjistruan për ndërtim të paligjshëm dhe shpërdorim detyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?