Rrëshqitjet masive të dherave, Tahiri dhe Paloka “zbarkojnë” në Kombinat

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, apeloi banorët e zonës së Kombinatit, të cilët janë prekur nga rrëshqitjet masive të dheut, se nuk duhet të ndihen të rrezikuar pasi situata është nën kontroll.

Gjatë inspektimit të zonës, Tahiri garantoi banorët se do të merren masat për reabilitim dhe më pas do të ndërhyhet që situata të tilla të mos përsëriten më në të ardhmen.

Tahiri: Kjo është një situatë emergjente dhe si e tillë nënkupton marrjen e masave për të shmangur rrezikun e menjëhershëm. Paralelisht me këtë vjen faza e reabilitimit, na duhet të reabilitojmë zonën në mënyrë që rreziku imediat të shmanget nga shtëpijat e banorëve dhe pastaj duhet parë konkretisht çfarë lloj investimi dhe këtë mund ta thonë ekspertët, cili investim duhet për të mos lejuar që të ndodhë më në të ardhmen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zona u inspektua edhe nga deputeti demokrat, Edi Paloka, i cili tha se ndodhej aty për shkak se strukturat e shtetit nuk u ishin përgjigjur thirrjes së banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka: Jam këtu me kërkesë të banorëve, sepse ka dy ditë që ka rrëshkitur dheu në këtë zonë. Siç e shihni edhe vetë, situata është vërtetë e rëndë. Siç duket banorët pas kërkesave të vazhdueshme që kanë bërë për t’u ardhur në ndihmë, janë ndjerë pa mbështetje dhe pa mbrojtje duke na njoftuar ne. Më vjen mirë që kanë ardhur emergjencat civile dhe uroj t’i japin zgjidhje sa më shpejt këtij problemi. Gjithçka duhet bërë për banorët. Nuk ka asnjë arsye, për ta përdorur politikisht, pasi jam këtu me kërkesë të banorëve meqënëse si deputet jam angazhuar në këtë zonë, dhe shpresoj edhe një herë që gjendja të përmirësohet sa më shpejt dhe të mos rrezikohet jeta e banorëve që janë këtu.

Rrëshqitja e dherave erdhi fill pas reshjeve intensive të javëve të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?