Rrezikon humbjen, Donald Trump shpërthen ndaj Gjykatës së Lartë: Shkeli Kushtetutën!

Presidenti i SHBA, Doland Trump, ka shpërthyer në akuza ndaj organeve të drejtësisë amerikane, teksa rivali i tij, Joe Biden, vijon të jetë në avantazh nga numërimi i deritanishëm i votave të zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale Trump shprehet se Gjykata e Lartë ka shkelur Kushtetutën e SHBA.

“Gjykata e Lartë e Shtetit shkeli në mënyrë flagrante Kushtetutën. Philadelpiha e ka treguar veten në një mënyrë të tmerrshme të paligjshme, dhe…shpresojmë se kjo do të korrigjohet në Gjykatën Supreme të Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, këto votat e ardhura pas Ditës së Zgjedhjeve janë të paligjshme, pikërisht ajo që Presidenti ka thënë. Gjykata e Lartë, në rrethana të jashtëzakonshme, … ka qenë në gjendje të marrë vendime brenda pak ditësh. ” Ken Starr, ish-Këshilltar i Pavarur @Varneyco-“,  ka shkruar Trump mes të tjerash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky reagim i ashpër i Trump vjen ndërkohë që u përmbys rezultati në Pensilvani, ku Biden kaloi në avantazh dhe vijon orë pas ore të thellojë diferencën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?