Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 10:32 Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin NVIDIA dhe partnerë armenë po ndërtojnë një "Rrugë të Mëndafshtë të IA-së" që lidh Lindjen me Perëndimin përmes infrastrukturës kompjuterike. Qendra në Hrazdan ka…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Inter
  • Liverpool
  • Qafë Thanë
  • Trump
  • Elisa Spiropali
  • Xhensila Myrtezaj
  • Peshku i verdhë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rreziku i sanksionëve nga Brukseli dhe Berlini

Rreziku i sanksionëve nga Brukseli dhe Berlini

Editorial
E hënë, 3 Gusht 2020 07:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama, dhunimi i institucioneve nga Rilindja, futja dorë në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme për qëllime kriminale, si dhe sulmi ndaj ndërkombëtarëve ka sjellë reagime të egra nga Bashkimi Europian. Fillimisht ishte Gjermania, e cila i vuri kushte qeverisë shqiptare për negociatat, më pas Parlamenti Europian dhe tani po kërcënohet për ndërprerjen e konferencës së parë BE-Shqipëri për kapitujt e negociatave. Miratimi i reformës zgjedhore me konsensus me opozitën reale është kushti i parë që BE përsërit çdo ditë për caktimin e datës së konferencës ndërqeveritare. Konsensusi u vra ditën që rilindja ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme. Ndaj BE nuk ka caktuar asnjë datë për takimin ndërqeveritar dhe mesa duket nuk ka ndërmend të japë asnjë afat për fatin e negociatave. Shkak i vetëm mbetet vetëm Edi Rama. I pangopur me pushtet, arrogant dhe sfidues ndaj ndërkombëtarëve që kanë ndihmuar Shqipërinë, por që i kërkojnë të zbatojë kushtet e Parlamentit Europian, tashmë kryeministri dhe Rilindja e kanë çuar vendin në buzën e një gremine të re; përplasje civile pasi zgjedhjet e lira janë kryesore që të ndërrohet pushteti.

Rilindja po bën të gjitha përpjekjet duke sfiduar shtetin ligjor dhe BE, që ti vjedhë në tavolinë zgjedhjet. Ndaj reagimi i BE dhe sidomos Gjermanisë do të jetë spektakolar ndaj qeverisë Rama. Por do ta pësojnë dhe shqiptarët. Deri tani rrezikohet konferenca e parë BE-Shqipëri, ndërkohë shqiptarëve nuk iu lejohet të hyjnë në BE për shkak të koronavirusit në rritje në Shqipëri, praktikisht vizat kanë rënë. Për shkak te keq menaxhimit të krizës COVID-19, Shqipërisë i janë mbyllur kufijtë nga shumica e shteteve të Bashkimit Europian. Shqiptarët mund të lëvizin vetëm në vendet e rajonit, por më shumë sesa  tolerancë ndaj shqiptarëve ky vendim është një akt reciprociteti i vendeve të Ballkanit. Kanë hapur kufijtë që të mos bllokojnë ekonominë e tyre dhe shkëmbimet tregtare me Shqipërinë. Ndërsa pjesa më e rëndësishme e vendeve të BE-së e kanë nxjerr Shqipërinë nga lista e shteteve të sigurta për pandeminë. Shifrave që jep qeveria për përballimin e pandemisë dhe propagandës së suksesit si vend i vetëm me më pak dëme nga virusi i ra boja që në nisje të verës dhe sot renditemi të vendet më problematike. Shqiptarët kanë “viza” për të udhëtuar, por sot shumica e vendeve të BE-së nuk pranojnë shqiptarët të hyjnë në territorin e tyre. Kjo jo për faj të qytetarëve, por për shkak të paaftësisë së qeverisë për të menaxhuar krizën e rëndë të virusit. Nëse sot qytetarët janë bllokuar brenda 28 mijë kilometrave katrorë për shkak të pandemisë, nesër mund të izolohen për direkt për faj të qeverisë dhe çështjeve që lidhen me shtetin e së drejtës dhe parimet e demokracisë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

De facto nuk ka viza për shqiptarët që të hyjnë më në BE. Por nëse vazhdon kështu qeveria shqiptare me këto veprime antiligjore dhe antiBE, rrezikon që Brukseli vizat ti heqë edhe de jure për shqiptarët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër Gjermania, si vend lider në BE, ka dhënë ndihma të mëdha për Shqipërinë prej vitesh, por nuk po shikon rritje të demokracisë në vend, qeverisja nuk po plotëson kushtet parlamentit gjerman, përkundrazi bën karshillëk edhe kancelares Merkel. Nëse Brukseli ka qenë gati për ti hequr vizat prej kërkesave hollandeze dhe disa shtetëve të tjera, ka qenë Berlini që na ka ndihmuar, por edhe gjermanët po lodhen me premtimet boshe të qeverisë Rama si dhe aktin e fundit kur marrëveshja e 5 qershorit që me zor u realizua, u dreqos nga Edi Rama.

Mund t'ju interesojë

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Para 11 minutash
Vrasje me armë zjarri në Fier. Policia jep detajet

Vrasje me armë zjarri në Fier. Policia jep detajet

Para 34 minutash
Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Transfertat ndërbankare në 10 sekonda, nis sistemi i ri i pagesave të menjëhershme

Para 39 minutash

Tashmë dihet se nuk është puna për listat e hapura, por për të prishur koalicionet parazgjedhore nga Kushtetuta.

Nga pasaportat shqiptare për në BE  të cilat nuk na bëjnë punë prej vetvetes me koronavirus, Brukseli dhe Berlini mund të vendosin edhe vizat de jure për shkak të kursit të mbrapshtë të qeverisë Rama, e cila pasi ka uzurpuar çdo pushtet, futi duart edhe në Kushtetutë me synimin që ti vjedhë zgjedhjet në tavolinë./M.Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin
Para 2 minutash

Rruga e Mëndafshit të IA synon të lidhë Lindjen me Perëndimin

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir
Para 11 minutash

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë
Para 22 minutash

Pio Esposito shkëlqen ndaj Atalantës, talenti i Interit shkruan historinë me tripletë

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin në promovimin e paqes
Para 28 minutash

Federata e Paqes Universale vlerëson Kryebashkiakun Llatja me Certifikatë Mirënjohjeje për kontributin...

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 15 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 22 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.