FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet kërkesa e PD-së për interpelancë me Ramën, Bardhi: Po mbroni Kryeministrin nga llogaridhënia

Kuvendi rrëzoi sot kërkesën e opozitës për të zhvilluar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama në lidhje me kërkesat e paraqitura prej protestuesve.

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij, tha se “ky nuk është refuzim për opozitën, por për parlamentin është një refuzim ndaj qytetarëve shqiptar”.

Duke ju drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, Bardhi tha si ai dështoi në përmbushjen e rolit të tij duke mos mbrojtur Kushtetutën, por Kryeministrin nga llogaridhënia.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju sot zgjodhët të mbronit kryeministrin dhe jo parlamentarizmin”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bardhi tha se sot “qytetarët shqiptarë nuk protestojnë më vetëm për flamingot, nuk protestojnë më kundër ligjit për zonat e mbrojtura, por shqiptarët po protestojnë kundër një modeli qeverisje ku ligji ndryshohet për klientët me votën tuaj”.

Sipas tij, pronat publike vihen në shërbim të interesave private dhe shtetit përdoret për të mbrojtur pushtetin jo qytetarët.

“Prandaj kërkesat e protestuesve nuk janë të rastësishme, janë 5 goditje ndaj të njëjtin sistem. Janë 5 kërkesa që PD i ka ngritur prej kohësh dhe sot një pjesë prej tyre janë bërë edhe kushte të BE-së në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian sepse secila prej tyre godet një hallkë në sistemin që ka ngritur personalisht Edi Rama”, tha Bardhi.

Bardhi tha se kërkesa e opozitës në çdo vend me demokraci të vërtetë konsiderohet elementare.

“I kërkuam që të informojë Kuvendit mbi masat që ka marrë Këshilli i Ministrave për adresimin e shqetësimeve të adresuar në rezolutën dhe raportin e Parlamentit Evropian për ligjin për investimet strategjike dhe atë të zonave të mbrojtura dhe trashëgimisë kulturore që rezultojnë gjithashtu që të jenë kërkesa të qytetarëve që protestojnë prej 1 muaji. Kërkuam që të bëjë atë që bën çdo kryeministër në një demokraci funksionale të vij në parlament dhe të japë llogari për veprimet e qeverisë së tij”, tha Bardhi.

Bardhi tha se kemi një Kryeministër “që e konsideron parlamentin noter të akteve të tij dhe mburojë për korrupsionin qe qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tij”.

“Zërin e qytetarëve ju nuk e shuani dot. As refuzimin për të dhënë llogari”, përfundoi ai.

 

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?