Rrëzohet me helikopter ministri i brendshëm i Ukrainës, vdes bashkë me stafin e ngushtë

Rrëzohet helikopteri në kryeqytetin e Ukrainës, 16 persona, mes tyre edhe ministri i Brendshëm i Ukrainës, kanë vdekur pasi një helikopter me të cilin po udhëtonin u rrëzua pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit.

Mes viktimave janë edhe 2 fëmijë, ndërsa 10 të tjerë po kurohen në spital. Ministri Denys Monastyrsky ishte me tetë persona në helikopter në momentin e rrëzimit. Gjithashtu kanë vdekur edhe zv.ministri dhe sekretari i shtetit, konfirmuan zyrtarë ukrainas.

Pas rrëzimit të helikopterit, në kopshtin aty pranë ra zjarr dhe fëmijët me stafin u larguan nga godina.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja komenti i James Waterhouse, BBC:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është një skenë shkatërruese- për Kievin dhe vendin në tërësi, në sfondin e një pushtimi në vazhdim.

Mësuam se ministri i Brendshëm i Ukrainës, Denys Monastyrsky është në mesin e të vrarëve nga rrëzimi i helikopterit.

Ai ishte një figurë e shquar në kabinetin e presidentit Zelensky. E shihnim shpesh në ngjarje të mëdha, mjerisht si kjo, në mbarë vendin.

Mënyra për të lëvizur për zyrtarët, VIP-at dhe ekipet e emergjencës është me helikopter në lartësi të ulët për të shmangur raketat e armikut.

Kjo është një ditë e mjegullt. Ai do të kishte fluturuar në lartësi të ulët- por ne nuk e dimë shkakun në këtë fazë. Dhe në kohë luftë, nuk është e dobishme të spekulosh.

Kjo është një goditje shkatërruese për Kievin, të humbasësh një figurë kaq të shquar të qeverisë ukrainase në këtë fazë të luftës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?