Rritja e çmimeve/ Presidenti Meta: Të marrë fund kompromisi i heshtur mes faktorëve politikë

Presidenti Ilir Meta kërkon që të marrë fund, “kompromisi i heshtur”, mes faktorëve politikë në vend për të zhvendosur vëmendjen larg probleme reale, teksa u pyet për rritjen e çmimit të energjisë dhe të naftës.

”Kam mbështetur mesazhin e konfindustrias, që ishte një apel shumë i fortë i një pjese të pavarur të shoqërisë civile, por në mënyrë të vazhdueshme, jo vetëm gjatë kësaj periudhe, por edhe më parë, kam ngritur shqetësime serioze sa i përket dobësimit të ekonomisë tonë, e cila nuk mund të mbulohet nga retorika vetlavdëruese e qeverisë.

Në këtë drejtim, unë kam kërkuar që parlamenti të rrisë rolin e tij, jo vetëm monitorues, por edhe kontrollues, në mënyrë që kjo situatë spekulative në treg të marrë fund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kompromisi i heshtur mes aktorëve politikë për një kohë të gjatë për të zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të marrë fund kjo lloj heshtje dhe secili të bëjë detyrën e tij për të rritur transparencën”, tha Meta në ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?