Rritja e moshës për Check-up, PD: Rama, edhe 5 mln euro në vit për Vilma Nushin

Korrupsion dhe tjetër favor për Vilma Nushin, e cilëson Partia Demokratike vendimin më të fundit të qeverisë, Rama, për rritjen e moshës së check-up-it.

Në një deklaratë për mediat, deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka theksuar se “Me 12 tetor, Rama ka vendosur ti japë Vilma Nushit edhe 5 milionë Euro më shumë në vit. E ka bërë këtë duke rritur fashën e grupmoshës që gjoja bëjnë (check-up). Nga  40-65 vjec që ishte, tani e ka bërë në 35-70 vjec, dhe këtë e ka bërë këtë pa asnjë studim, dhe pa të dhënat klinike, shkencore, epidemiologjike”.

 Sipas saj, Rama nuk e ka bërë për suksesin e check-up-it, sepse nuk ka shqiptar mos ta dijë se kjo është një skemë e dështuar.

“Qytetarët e kanë refuzuar, dhe në ato pak raste kur kryhet përgjigjet e analizave shpesh kanë qenë  skandaloze, absurde e të pabesueshme. Kjo rritje e fashës nuk bëhet për të ndihmuar qytetarët por pë të vjedhur më shumë së bashku me donatoren e tij, Vilmën. Pra ka shtuar rreth 350 mijë qytetarë për regjistrat e Vilmës që përkthehet në 5 mln Euro më shumë në vit për donatoren e tij personale”- tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vokshi theksoi se megjithëse check-up është një prej aferave më të mëdha korruptive në 3 vjet të kësaj qeverie, Edi Rama dhe Ilir Beqaj, jo vetëm nuk hoqën dorë, por kanë vendosur ta thellojnë skandalin, të vjedhin edhe më shumë, të ndajnë më shumë para me Vilmën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në vendimin e qeverisë, që është zhdukur nga faqet e Kryeministrisë, Ministrisë se Shëndetësisë apo Fletorja Zyrtare, nuk jepet asnjë sqarim. Nuk ka transparencë. As kampioni i korrupsionit Beqja që bën cdo ditë reklamë për Vilmën nuk tregon asgjë. Kjo është errësira që shoqëron këtë aferë të re korruptive”- tha ajo.

Si Kryetare e Komisionit për Shëndetësinë, pas shumë kërkesavë zyrtare, prej një viti, ajo theksoi se nuk ka marrë asnjë informacion nga Ministri Beqaj për koncesionin e Vilmës, ndërkohë në ekranet televizive paguhet për reklamimin e kësaj vjedhje shtetërore.

“I bëjmë thirrje Prokurorisë të mos trembet nga shantazhet e kryeministrit, por të thellojë hetimet të veprojë konkretisht për këtë histori të pashembullt korrupsioni me fondet e shëndetit, me paratë e shqiptarëve”- përfundoi Vokshi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?