”Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë keq”, Lubonja: Qëndrimi i Bashës, shenjë e kompromisit me Ramën

Analisti Fatos Lubonja, thotë se rritja e pagave të gjyqtarëve do të ndikojë për keq në sistemin e drejtësisë. Po ashtu thekson se qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën

“Rritja e pagave të gjyqtarëve do ndikojë për keq në drejtësi. Këtë regjim e mban në fuqi korruptimi i njerëzve dhe blerja e elitës. Nëse ka një punë që Rama mund ta bëjë me paturpësi është korruptimi i njerëzve intelektualë.

Rritja e pagave nuk do t’i motivojë që të punojnë më mirë. Ka korrupsion me para, por më i rëndësishmi është shitja te një pushtet. Qëndrimi i Bashës për të votuar këtë rritje është shenjë e kompromisit me Ramën”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?