Rritje pagash për mjekët? Grida Duma publikon të dhënat: Mashtrim i Ramës! Do ta shërojmë Shqipërinë

Ish-deputetja demokrate, Grida Duma, i përgjigjet kryeministrit Edi Rama, pas statusit të këtij të fundit se me buxhetin e vitit 2021 do të kemi rritjen më të madhe të pagave për mjekët dhe infermierët.

Ish-deputetja Duma thekson se ky është një mashtrim i Ramës, i cili sipas saj, ‘vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje”.

Mesazhi i Dumës:

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”. Këtë mëngjes nga ajo dritare thotë se i paska kryer dhe detyrat ndaj shëndetësisë!! Me çfarë? I paska vënë në buxhetin e 2021. “Punëmbaruari” e ka vesin virtyt; krenohet sot, për atë që duhej dje, por e ka lënë për nesër! Buxheti i 2021 qenkërka 40 përqind më shumë për 18 mijë mjekë e infermierë. Mashtrim me efekt dështim.

Nëse do të llogarisnim sot vetëm sa i detyrohet mjekëve dhe infermierëve për këto 7 vite ndër më të vështirat të profesionit të tyre, pa asnjë rritje, do kuptojmë që me të ardhmen e buxhetit 2021 nuk shlyehet as “borxhi” ndaj punës së tyre deri sot. Shifrat flasin vetë, janë më kokëfortat! Shqiptarët shpenzojnë më shumë nga të gjithë por shërbehen më pak e më keq se shumë! Rama vazhdon të dërdëllisë se situata në Shqipëri është e njëjtë me vende të tjera. Madje këtë fshehje faktesh vetëbeson se e ka zgjidhje.

Por sa herë ai e guxon mashtrimin, ne do qartësojmë faktet; se si ndihma e tij ekonomike është më e ulëta, se si spitalet shqiptare po zhyten në kolaps, se nuk ka asnjë plan dhe vendet e tjera në botë po e trajtojnë këtë krizë me përgjegjësinë që ai nuk e ka. Rama mbulon dështimin me gënjeshtër. Atoparlanti i tij i propagandës të shurdhon veshin e arsyes. Ndërsa shiptarët nuk morën asgjë nga premtimet për ndihmë reale financiare dhe mjekët e spitalet u dergjën në kolaps.

Shifrat të larta ka, ato gjenden në numrat e humbjeve të jetës. Humbja e kontrollit po infekton popullatën. E dimë që askush nuk pret më që Rama të mund të gjejë zgjidhje, sidomos kur vendi lëngon në një ekonomi të varfër e të shkatërruar. Bashkë do ta mundim këtë të keqe! Do ta shërojmë Shqipërinë, e do shpëtojmë ekonominë. Do sjellim shpresë në Shqipëri, ku çdo ditë zgjimi do të jetë për më mirë e më mirë!

Zgjimi i përditshëm kryeministror me mëngjesin që sheh nga dritarja e facebook-ut, të ofron Shqipërinë e “mbaruar”….

Pubblicato da Grida Duma su Martedì 10 novembre 2020

SHKARKO APP