“Rruga e florinjtë”, Qeveria jep argumentat: Ja pse u anulua tenderi për rrugën Milot-Fier

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka anuluar tenderin për rrugën Milot-Fier, e njohur edhe si Rruga e Florinjtë. Sipas MIE, projekti është anuluar pasi oferta nuk përputhet me kriteret. Kujtojmë se tenderi për rrugën ‘Milot-Fier’ u hap nga MIE në 1 korrik të këtij viti.

Ndërkohë, më 2 dhjetor ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë një interviste televizive, njoftoi se gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapej sërish, e zhvilluar për këtë projekt, i cili është pjesë e korridorit Adriatiko-Jonian.

Balluku sqaroi se në garën që u zhvillua për ndërtimin e këtij segmenti, u paraqit një ofertë, e cila parashikonte një çmim prej 0.62 euro për kilometër, nga 0.75 që ishte tavani i vendosur nga Qeveria Shqiptare, por kjo kompani nuk plotësonte kriterin sa i takon afateve kohore për ndërtimin e kësaj rruge. Në këto kushte, tha Balluku, gara për ndërtimin e rrugës Milot-Fier do të rihapet për t’ju dhënë një tjetër mundësi konsorsumeve për të paraqitur ofertat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për rrugën Milot-Fier ne kemi pasur një ofertë të cilën e kemi këqyrur me shumë vëmendje duke qenë se ishte një ofertë shumë voluminoze. Oferta fatkeqësisht nuk është e vlefshme. Oferta teknike ka ardhur shumë e mirë, nga tavani 0.75 që ne kemi vendosur për kilometër, oferta ka ardhur me 0.62 euro për kilometër. Problemi është që nuk përmbushen kushtet teknike. Një nga kushtet teknike është koha e ndërtimit të këtij segmenti nga ne ka qenë e kërkuar, 60 muaj, ndërkohë që kompania që ka ofertuar ka ardhur me 96 muaj. Kjo e bën ofertën e pavlefshme pasi ka qenë një nga kriteret. Kështu që kompania ka dështuar pavarësisht ofertës së shkëlqyer financiare që solli për 0.62 euro për kilometër. Nuk e kemi një ofertë të qëndrueshme, kështu që Milot-Fier do rihapet për ti dhënë mundësi edhe një herë të gjitha kompanive të interesuara, konsorsiumeve që të marrin pjesë”, u shpreh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë pak ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?