Rruga Palasë-Dhërmi, Rama: Në zonë po zhvillohet një program hotelesh me 5 yje

Nga shifrat e turistëve, te promovimet e investimeve. Kështu po funksionon rrjeti social facebook i kryeministrit Edi Rama. Këtë herë Rama ka publikuar pamjet e aksit Palasë-Dhërmi, ku po kryhen punime.

Sipas kreut të qeverisë, kjo është një zonë ku do ndërtohen hotele me 5 yje dhe do ta ngrenë turizmin e Jonit në një nivel tjetër.

Po ashtu Rama shton edhe se po punohet edhe për rrugën e re të lidhur me tunelin e Llogarasë, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun e do të rrisë cilësinë e shërbimeve në zonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?