RTSh, OSBE kritika, Rama: Do ndryshojmë ligjin. Jo më viktimë e mos konsensusit
Kryeministri Edi Rama duke reaguar pas kritikës foli për një domosdoshmëri të ndërhyrjes në këtë ligj ku të garantohet konsensusi, por RTSH të mos jetë më peng i tij.
Deklaratat u bënë në tryezën e rrumbullakët “Komunikimi dixhital – shfrytëzimi maksimal i spektrit; mundësitë dhe sfidat” të organizuar sot paradite nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.
Rouning: ” Ka dy vjet që partitë parlamentare nuk po arrijnë të zbatojnë legjislacionin në fuqi e të zgjedhin këshillin e ri drejtues të RTSH-së. Kjo ka bllokuar procesin e shndërrimit të RTSH-së në një transmetues ekonomikisht të qëndrueshëm, editorialisht të pavarur dhe plotësisht profesional, që kontrollohet nga publiku, financohet nga publiku dhe bëhet për publikun,” tha ai.
Për 2 vite partitë parlamentare nuk kanë mundur të zbatojnë legjislacionin dhe kjo bllokoi procesin e transmetimit të RTSH-së dhe nuk bëri të mundur që ai të kthehet në tyransmetues të mirë publik që kontrollohet nga publiku është hartuar për publikun dhe financohet nga publiku.”
Edi Rama: Gati prej një periudhe të gjatë prej 1 viti e gjysmë bllokimi të RTSh-së, për shkak se është bërë një ligj i cili është bërë me gjithë vullnetin e mirë për të pasur konsensusin mbi bazën e çdo vendimmarrje, por në këndvështrimin tim, tanimë mbi bazën e kësaj experience është e domosdoshme të bëhet një ndërhyrje në këtë ligj pasi në fund të fundit dhe RTSh, i cili është një entitet publik, nuk duhet të harrojmë që është një kompani, dhe kompani që funksionojnë me konsensus të të gjithë anëtarëve të bordit nuk ka. Nëse kompanitë në botë do të kishin konsensusin e çdo anëtari bordi do kishin falimentuar më shumë se do arrinint ë zhvilloheshin.
E vetmja kompani që punon me konsensus është BE por edhe BE për shkak të konsensusit siç e shohim ka jo pak vëshitrësi. Sidoqoftë RTSh nuk mund të jetë një kopje e BE-së dhe nuk mund të ketë në bazë të vendimeve të veta konsensusin aq më tepër në kushtet kur bëhet fjalë jo për konsensusin mes anëtarëve të bordit por mes përfaqësuesve të zgjedhur politik. Për këtë arsye ne do të propozojmë një ndryshim të ligjit që garanton mundësinë për konsensus por që nuk e lë RTSj peng të mos arritjes së këtij konsensusi. Edhe ky proces kërkon lideriship menaxherial dhe nuk mund të merret peng nga dëshira apo mos dëshira. Do ta clirojmë nga të qënit viktimë e pamundësisë për të arritur konsensus mes partive.”