Ruçi i dërgoi letër Presidentit Meta për emrin e kreut të KLSH, reagon Presidenca

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës Ilir Meta për propozimin e emrit të kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi duke u shprehur se:

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka marrë një letër pak ditë më parë nga Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për çështjen e KLSH.

Presidenti Meta e ka respektuar me përgjegjshmëri maksimale detyrimin kushtetues duke propozuar tre kandidatura mjaft dinjitoze dhe të kualifikuara për të garantuar pavarësinë e KLSH.

Presidenti Meta si gjithmonë do të përmbushë detyrimet e Tij kushtetuese për të garantuar pavarësinë e institucioneve”.

SHKARKO APP