Ruçi përshëndet veprimin e deputetit Ndoka

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi komenton largimin e dy deputetëve socialistë një ditë më parë, Armando Prengës të cilit iu hoq mandati nga Kuvendi pas arrestimit në flagrancë, si dhe të Arben Ndokës, i cili dha dorëheqjen po dje.

Ndërsa përshëndeti veprimin e deputetit Ndoka, për deputetin në pranga prej 5 shtatorit 2015, Ruçi u shpreh se do të flasë drejtësia

“Është një iniciativë personale i cili vetë ai do ta zgjidhë me anë të ligjit. Për Prengën do të flasë drejtësia”, u shpreh Ruçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata u bë gjatë një takimi që kreu i grupit parlamentar zhvilloi një takim me strukturat e PS-së sot paradite në Elbasan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse sa u takon zgjedhjeve brenda partisë, Ruçi u shpreh se ky proces do të realizohet duke zbatuar ligjet e asamblesë.

”Zgjedhjet në parti fillojnë në shtator e mbarojnë në janar”, u shpreh kryetari i grupit parlamentar socialist.

Dhe sa i takon dekriminalizimit, Ruçi u shpreh besimplotë se shumë shpejt do të ketë një ligj që do të ndalojë të inkriminuarit, ndërsa lidhur me rolin e opozitës në procesin e dekriminalizimit e quajti thjesht fiktiv..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?