Ruçi: Puç, opozita po bllokon fjalën e lirë në Kuvend
Opozita vijon qëndrimin kushtëzues me Parlamentin, teksa edhe sot, ajo u ngrit në këmbë duke bllokuar foltoren e tij, menjëherë pas fjalës së mbajtur nga kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka.
Nga ana e tij. kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi e quajti këtë akt “puç” për bllokimin e fjalës së lirë në Kuvend.
“Përfaqësuesi i opozitës ngriti këtu disa probleme. Sigurisht që edhe ne kemi mendimet tona, kështu që do t’ju kërkoja juve dhe grupit të opozitës që të zini vendet dhe të dëgjojnë kundërshtarët politikë. S’ka puç më të madh sesa të mos lejosh fjalën e lirë në një parlament demokratik”, tha Ruçi.
KOHA JONË SONDAZH

