FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ruçi s’ka dilema: Zgjedhje më 18 qershor

Gramoz Ruçi, kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, ka folur me bindje sot nga Levani i Fierit se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor e madje, edhe presidenti i ri do të zgjidhjet.

“Populli duhet të votojë një herë në 4 vjet. Presidenti do të zgjidhet dhe zgjedhje do të ketë. Në 18 qershor zgjedhje për problemet tuaja të përditshme. Bashkë për ujë, drita, rrugë. 18 qershori është dita e qytetarëve që vendosin për të ardhmen”, – tha Ruçi.

Ruçi ndodhej sot në Levan të Fierit ku mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së 720 lejeve të legalizimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ruçi u ndal tek situata politike duke quajtur politikanët ‘tellallë’ dhe popullin Zot të zgjedhjeve te veta. Sipas kreut të grupit parlamentar të PS, Presidenti do të zgjidhet shumë shpejt.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juve në televizor po ndiqni përditë tellallët, që nga unë i pari, që po dëgjoni, do zgjidhet presidenti, nuk do zgjidhet Presidenti, do ketë zgjedhje nuk do ketë zgjedhje, do ketë qeveri, nuk do ketë qeveri. Pra sic e kam thënë dhe herë tjetër, edhe Presidenti do të zgjidhet, edhe zgjedhje do të ketë, edhe krizë nuk do të ketë, edhe destabilitet nuk do të ketë dhe se po të duan tellallët nuk do i lini ju, se Zot është Populli. Ne tellallëve na rreh mendja tek këto pyetjet. E kuptoni sa kot jemi ne? Jo ore, do bëheni pronarë të këtyre pronave që keni apo jo? Se për këto keni ardhur këto, jo për të më marrë mua. Sic po merrni legalizimit, do merrni dhe tokën.
Ne tellalleve na rreh mendja tek politika ndërsa juve tek problemet e përditshme. Por data 18 Qershor nuk është tellalleve, politikanëve, por e juaja qe do vendosni me votë ne zgjedhje, ju do te zgjidhni jo për politikanet por per zgjidhjen e problemeve tuaja”- tha Ruçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?