Ruçi thirrje Francës, Holandës dhe Danimarkës: Na dekurajuat, ejani verifikoni reformat
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ditën e sotme u ka bërë thirrje kryeparlamentarëve të BE-së për negociatat.
Ruçi shprehet se vendimi i pamerituar i Këshillit Europian nuk e dekurajoi vendin. Ruçi i është drejtuar Wolfgang Schwuble, presidentit të Bundenstagut gjerman se pro e tyre është domethënëse.
Gjithashtu kreu i Kuvendit thotë se reformat integruese u shërbejnë qytetarëve.
“Pro e Bundestagut dhe Kancelares Angela Merkel, është domethënëse. Vendimi i pamerituar i KE-së nuk na dekurajoi. Reformat integruese u shërbejnë qytetarëve të Shqipërisë. I bëj thirrje Francës, Holandës dhe Danimarkës: ejani verifikoni reformat.”