Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 10:36 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 80.6 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ruçi uron Presidentin e AK të Francës për Ditën Kombëtare: Kemi besim se negociatat do të çelen brenda këtij viti

Politikë E martë, 14 Korrik 2020 09:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, Richard Ferrand, me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Republikës Franceze.

“Me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Francës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Revolucioni francez u bë një moment kthese jo vetëm në historinë e Francës, por në historinë botërore. Franca u lartësua si atdheu i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve dhe vazhdon të ndriçojë dhe të influencojëpopujt e botës drejt lirive, të drejtave, mirëqenies, demokracisë, kushtetueshmërisë, sundimit të shtetit të së drejtës, solidaritetit dhe paqes.

Franca është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt demokracisë, zhvillimit, progresit dhe bashkimit me familjen europiane.

Gjej rastin që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, të falenderoj Asamblenë Kombëtare të Francës dhe Ju personalisht për mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ky vendim është rezultat edhe i mbështetjes së Presidentit Macron, Asamblesë Kombëtare dhe Tuajës personalisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Francës që negociatat të çelen brenda këtij viti dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të shpreh edhe njëherë kënaqësinë se Franca po del nga situata e pandemisë dhe populli francez po i kthehet jetës normale dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Kombëtare e Francës do të vazhdojnë bashkëpunimin midis tyre.

Kam kënaqësinë që t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Shkëlqesinë Tuaj.”, shkruan në letrën e tij të urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 16 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Etiketat e lidhura

dita kombëtare e Francësruci
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë
Para 6 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.6 lekë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë
Para 13 minutash

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrë...

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!
Para 16 minutash

Tre vite pa Dwamenën, Egnatia kujton me emocion sulmuesin: Nuk do të të harrojmë kurrë, Rafa!

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick
Para 36 minutash

United pranë marrëveshjes me Pochettinon, argjentinasi kandidati kryesor nëse largohet Carrick

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 12 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 13 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 12 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.