Rudina Xhunga: Besa Shahini duhet të ikë që nesër. Shumë ministra janë të panjohur

Gazetarja Rudina Xhunga ka kritikuar ministren e Arsimit Besa Shahini për momentin që zgjodhi të njoftonte se pas këtij mandati nuk do të vazhdojë të jetë më pjesë e Qeverisë.

Xhunga tha se në këto momente Shahini ka një familje të përbashkët, e cila është shkolla dhe shtoi më tej se ministrja në të tilla momente, kur fillon viti arsimor të kishte fjalë të tjera për fëmijët dhe jo: “Unë do të iki sepse do të mendoj për familjen time!”.

Sipas gazetares, Besa Shahini duhet të largohet që nesër dhe mos vazhdojë më në qeveri.

“Ka shumë ministra që janë të panjohur, derisa bëhen ministra. Unë e kam pëlqyer paraqitjen e ministres Shahini. Nuk di të them çfarë ka bërë për arsimin  më shumë sesa bëri Lindita Nikolla, apo Genc Pollo, por më ka pëlqyer mënyra e saj e të qenit joprotagoniste, jobërtitëse, me këpucë të sheshta ne qeverisje. Nuk më pëlqeu mënyra sesi tha që do të largohet, pasi tani fëmijët nisin shkollën. Nuk jam për të thënë: “Besa preu në besë PS-në!” Nuk më pëlqejnë këto patetizmat, por mund të zgjidhte një mënyrë më elegante, ta bënte kur t’i vinte koha. Tani të ishte në krye te detyres. Është mirë që në të tilla momente, kur fillon viti arsimor ministrja e Arsimit të kishte fjalë të tjera për fëmijët dhe jo: “Unë do të iki sepse do të mendoj për familjen time!”. Në momente të tilla ka një familje të përbashkët, është shkolla. Familja e përbashkët e fëmijëve që po shkojnë në shkollë në kushte të pazakonta, në një vit të pazakontë. Siç ka thënë edhe doktor Anthony Fauci, një herë në 100 vjet ndodh kjo pandemi. E pra një herë në 100 vjet ndodh që fëmijët të nisnin një sezon të tillë. Kështu që ministrja Shahini kishte shansin që të ishte ajo një herë në 100 vjet që t’u thoshtenjë fjalë fëmijëve të këtij vendi. Ndersa ajo zgjodhi t’u thote do iki.

Të jetë për mua ajo duhet të ikë që nesër. Nuk duhet të vazhdojë. Duhet të jetë një njeri tjetër që të flasë për fëmijët e këtij vendi dhe t’i jape mesazhin si ministër arsimi i nje viti te jashtezakonshem shkollor.”, tha Xhunga në “News 24”.

Më tej, gazetarja u ndal te zhvillimet politike dhe kryesisht fushata elektorale, duke deklaruar se ajo duhet të jetë pozitive dhe me kauzë. Ajo tha se vendimi për ndryshimin e Qeverisë para zgjedhjeve i takon Ramës.

“Nuk di të them, pasi është një vendim i kryeministrit. Rama eshte i qarte qe ai do drejtojë fushaten dhe do kerkoje mandatin e trete, apo me sakte mandatin deri 2030.  Rama po kerkon një mandat të gjatë për të drejtuar vendin. Nga ana tjetër, PD-ja duhet të ndajë mendjen se me kë do të përfaqësohet dhe cfare po kerkon. Duhet ndarë mendja kush po vjen, Berisha apo Basha. Berisha ka bërë një fushatë fantastike, ne 2005 , sepse solli njerëz të rinj, mes të cilëve edhe Bashën. Por tani duhet të dimë se kush përfaqëson PD-në. Ajo qe do uroja eshte që fushata që po vjen, të vijë pozitive. Nuk mund të vazhdohet me fushata agresive dhe pa asnjë kauzë. Shqiptarët kanë nevojë të dinë çfarë do të bëhet me rruget e tyre, me drejtësinë, me arsimi, me nevojat elementare qe te bejne te jetosh nje jete dinjitoze ne vend. Shqiptaret meritojne duan një fushatë pozitive.” tha Xhunga.

SHKARKO APP