Rusia, banorëve të Kievit: Largohuni, do godasim furishëm dhe me precizion!

Të gjitha mediat e huaja serioze raportojnë për një kolonë të gjatë ruse prej dhjetra kilometrash që po i afrohet Kievit.

Ministria ruse e Mbrojtjes ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Kievit se po përgatitet të godasë objektivat në kryeqytetin ukrainas, raporton “BBC”.

Zyrtarët rusë kanë njoftuar se forcat e tyre po përgatiten të nisin “sulme me precizion të lartë” kundër “qendrave teknologjike të Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë dhe qendrës kryesore të Kievit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve ukrainas, të cilët po përdoren nga nacionalistët për të kryer provokime kundër Rusisë, si dhe banorëve të Kievit, që të largohen nga shtëpitë e tyre”, thuhet në deklaratën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?