Rusia: Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë sjell luftë në Ballkan

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me bashkimin kombëtar në rast se venitet procesi i integrimi europian.

Sipas Moskës, kursi i ri politik për të ndryshuar kufinjtë e Ballkanit mund të rrisë potencialin e konfliktit. MPJ ruse pretendon se themelet e stabilitetit po tronditen. Moska i bën thirrje ndërkombëtarëve të reagojnë lidhur me këtë situatë.

“Një kurs i ri politik është miratuar për të ri-kufizuar kufijtë në Ballkan, e cila në mënyrë të pashmangshme do të rrisë potencialin e konfliktit. I tillë është konteksti i deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe “kreut” të vetë-shpallur të pavarur të Kosovës, Hashim Thaçi, për gatishmërinë e tyre për bashkimin e forcave në një shtet të vetëm, Shqipërinë e Madhe. Këtyre deklaratave u bëri jehonë Jonuz Musliu, kreut i komunës jugore të Luginës së Preshevës, kryesisht të populluar nga shqiptarët, të cilët njoftuan vullnetin e rajonit për t’u bërë pjesë e shtetit të zgjeruar. Një pjesë e të njëjtit kontekst është edhe Platforma e njohur e Tiranës e miratuar nga partitë etnike shqiptare në Maqedoni dhe duke rrezikuar këtë shtet. Padronët kryesorë të Tiranës dhe Prishtinës – Shtetet e Bashkuara dhe BE – ose mbeten të heshtur ose lëshojnë shprehje të zakonshme të pakuptimta”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme ruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo deklaratë tregon se MPJ ruse bie dakord me vlerësimet e kryeministrit serb, Presidentit të zgjedhur Aleksandar Vuçiç, dhe ministrit të Jashtëm Ivica Daçiç, të cilët me dënuan retorikën e politikanëve shqiptarë dhe kërkuan një përgjigje nga Brukseli për atë që po ndodh aktualisht. Daçiç shkoi edhe më tej duke paralajmëruar SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe se nëse në rast të një konflikti të nisur nga synimi i shqiptarëve për “Shqipërinë e Madhe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?