Rusia i përgjigjet Shqipërisë, dëbon sekretarin e parë të ambasadës tonë në Moskë

Mediat në Rusi shkruajnë sot se Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar një diplomat shqiptar. Sipas ”Sputnik”, dëbimi i diplomatit shqiptar është një përgjigje për Shqipërinë që dëboi pak ditë më parë diplomatin Aleskej Krivoshejev, me arsyetimin se kishte shkelur rregullat e Covid-19. Tashmë diplomati shqiptar është shpallur non grata dhe do të duhet të largohet brenda 72 orëve.

Shkrimi në median qeveritare ruse, Sputnik

Sipas Ministrisë Ruse të Punëve të Jashtme, dëbimi i një diplomati shqiptar është në përgjigje të Shqipërisë që dëboi një diplomat rus për pretendimin e shkeljes së masave të koronavirusit në 21 janar 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rusia ka dëbuar një diplomat shqiptar, tha të hënën Ministria e Jashtme ruse. Sipas ministrisë, i dërguari i Shqipërisë në Rusi u thirr në Ministrinë e Jashtme Ruse dhe i tha se një sekretar i ambasadës shqiptare është shpallur persona non grata. Diplomati tani duhet të largohet nga Rusia brenda 72 orësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e shpalli diplomatin rus Aleskej Krivoshejev person “non grata” më 20 Janar. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?