Sa mandate fiton PD nëse hyn në zgjedhje? Parashikimet e deputetëve demokratë

Marrja e një vendimi për t’u futur apo jo në zgjedhje ka qenë “patatja e nxehtë” në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Mes diskutimeve nëse pranohej varianti i dhënies fund të bojkotit të 18 qershorit, deputetët demokratë kanë bërë edhe parashikimet e tyre lidhur me numrin e mandateve që fitonte PD-ja.

“Tani më ka ardhur një mesazh nga një prej njerëzve që janë në çadër dhe më thotë se PD-ja nuk duhet të tërhiqet, pasi nëse tërhiqet populli do të jetë ai që humb, ndërkohë që deputetët e PD-së do të dalin me vetëm 50 mandatet e tyre”, – është shprehur deputeti demokrat, Gert Bogdani referuar një mesazhi që i kishte mbërritur në telefon nga një protestues në çadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por e menjëhershme mësohet të ketë qenë ndërhyrja e deputetit tjetër të PD-së, Astrit Patozi që ka dalë hapur kundër kësaj linje argumentimi. “Kush më thotë pse nuk i marrim ne 74 mandate?”, ka qenë pyetja që ai i drejtoi grupit të PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“U tha këtu se duke mbajtur qëndrime që synojnë të fusin PD-në në zgjedhje po bëjmë politikën e Ramës. Kush po e bën lojën e Ramës? U diskutua dhe u tha këtu se marrim 50 mandate po të hyjmë në zgjedhje me këto kushte. Kush e thotë këtë? Ne hyjmë në zgjedhje për t’i fituar ato. Kush më thotë, pse nuk i marrim ne 74 mandate? Po pse kështu do të funksionojmë ne kur futemi në zgjedhje, kur jemi keq i bojkotojmë ato? Nëse shqiptarët apo akoma më shumë opozitarët thonë se ne jemi duke hyrë në këtë betejë për mandatet tona, hajde i lëmë të gjithë mandatet tona edhe e mbyllim fare këtë histori. Të mos i vëmë emrat fare në listat e deputetëve. Unë jam i pari i gatshëm ta bëj këtë deklaratë. Jeni ju të gatshëm ta bëjmë? Po unë mendoj se e gjitha kjo nuk është as çështje emrash dhe as çështje numrash. Nuk duhet parë si tradhti, pra nëse PD-ja pranon një ofertë të ardhur nga ndërkombëtarët. Të gjithë duhet të luftojmë fort për të arritur maksimumin e kauzës sonë dhe mund të them se nuk tradhtojmë askënd, në rast se pranojmë edhe një paketë serioze të ofruar me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve”, – ka argumentuar Patozi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?