Safet Gjici: Filloi puna për asfaltimin e rrugës Shtiqen-Aeroport (VIDEO)

Kreu i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka parë nga afër nisjen e punimeve për asfaltimin e rrugës Shtiqen-Aeroport. Përmes një postimi në facebook, Gjici shkruan se ”nga dita e djeshme kanë nisur punimet për asfaltimin e segmentit rrugor Shtiqën-Aeroport, një ndër rrugët më problematike që duhej bërë vite më parë, e jo të lënë në harresë një zonë të tërë”.

Postimi i plotë

Ja edhe një tjetër premtim i dhënë nga ne, që më në fund po bëhet realitet për banorët e fshatit Shtiqën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga dita e djeshme kanë nisur punimet për asfaltimin e segmentit rrugor Shtiqën-Aeroport, një ndër rrugët më problematike që duhej bërë vite më parë, e jo të lënë në harresë një zonë të tërë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi bërë shumë punë të mira bashkë, por kemi akoma për të bërë, sepse qëllimi jonë i vetëm është përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe mirëmbajtjen e qytetit. E gjithë vëmendja për ju! Të gjithë bashkë për Kukësin që duam!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?