Saimir Tahiri del nga burgu i Fierit, shkon në Lushnje

Saimir Tahiri  nuk është i kënaqur me kushtet e burgut të Fierit. Ish-ministri i Brendshëm ka kërkuar transferimin nga ky burg, dhe vuajtjen e dënimit në një burg tjetër të sigurisë së zakonshme. Shkak për këtë kërkesë janë bërë konfliktet që ai ka pasur me drejtorin e këtij institucioni.

Kërkesa u depozitua nga familjarët pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe ish-ministri është transferuar në burgun e Lushnjës për të vuajtuar dënimin.

Më 4 shkurt, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me vendim të formës së prerë. Gjykata dënoi me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?