“Sali Berisha, çfarë burri je ti, a ke familje?”
Lajmi se kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi, i kishte humbur vula dhe arma që mban me ligj, është bërë shkak që PD të rinisë akuzat dhe sulmet ndaj tij.
Aq sa Berisha e ka shfrenuar gjithë fantazinë e tij, duke thënë se pistoletën dhe vulën ja kanë mbajtur peng dy prostitute, të cilat, sipas Berishës, Bushi nuk i kishte paguar.
Pas akuzave ka reaguar edhe vetë Bushi, që i konsideron si sajesa të neveritura akuzat e Berishës, por edhe Arben Ristanit, që doli për një konferecë shtypi nga selia e PD-së, pse Bushit i kishte humbur vula dhe arma.
Ja çfarë thotë Bushi në sqarimet e tij:
“Per humbje te efekteve personale, une denoncimin e kam bere prane organeve kompetente brenda 5 minutave qe kam konstatuar qe ne makinen time mungon canta e efekteve personale, 2 ore pasi kam dale nga zyra, dhe kjo ngjarje ka 1 muaj qe ka ndodh. Deri ketu nuk besoj se eshte lajm me interes publik dhe nuk ka asnje lidhje me ndonje shkelje ligjore apo morale. Por ky fakt, nuk e ndal as Saliun dhe as Ristanin qe te vazhdojne ne ate vazhden e trillimeve dhe politikes super banale te shpifjeve dhe sajimeve te njohura qe cdo incident normal, ta perkthejne ne nje histori te pavertete dhe komplet jashte realitetit. E perseris edhe nje here qe une kam bere denoncim te menjehershem prane organeve kompetente dhe jo me shume se dy ore pas orarit te punes. Per politizimin dhe shpifjen e radhes se ketyre zoterive une nuk habitem fare, por pyes veten: a kane familje keta njerez apo jo??
A kan ndonje limit moral per shpifjet dhe sajesat e tyre te neveritura, duke konsideruar se janë edhe vete familjare????
Gjithsesi pa u zgjatur me shume duke konsideruar qe cdo pergjigje ndaj shpifjeve te ketyre njerezve, une e konsideroj humbje kohe, dua te them qe une cdo sekond, minute dhe ore te dites te kohes time, une e kam ne dispozicion te detyres time dhe pergjegjesise se madhe qe kam ndaj nevojave te infrastruktures se bashkise Kruje dhe halleve te cdo banori te kesaj bashkie gje e cila mund te verifikohet shume lehte, mjafton te behet nje vizite prane bashkise dhe te shihet aktiviteti i saj dhe menyra sesi i trajtojme hallet e cdo individi, per te cilen jam shume krenar, dhe ndryshimi i sapo filluar, do te shihet ne menyre rrenjesore qe ne buxhetin e pare te bashkise Kruje ne vitin 2016”.
KOHA JONË SONDAZH

