Sali Berisha dhe Belind Këlliçi, takim me të rinjtë e FRPD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha së bashku me Belind Këlliçi, kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, kanë zhvilluar në një takim me të rinjtë e FRPD.

Berisha tha se sot Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë.

“Të rinjtë ishin ata që bënë revolucionin demokratik të dhjetorit ‘90 dhe themeluan PD-në.
Të rinjtë ishin pa asnjë mëdyshje ata të cilët çuan mesazhin, dritën e lirisë dhe u përballën me monizmin më stalinist të Europës në atë kohë dhe u bënë promotorët e fitores së PD-së.
Shqipëria ishte vendi më i izoluar i Europës dhe ndër më të izoluarit e planetit.
Shqipëria kishte nevojë për mendje të hapura dhe mendjet e hapura ishin mendjet e të rinjve. Në këtë kontekst, ata luajtën një rol kryesor në të gjitha reformat dhe transformimet e vendit.
Sot, pas 30 vitesh, Shqipëria ka rënë në një monizëm të dytë, i cili në dallim nga monizmi i viteve ’90, që bazohej në doktrinën çnjerëzore marksiste, monizmi i sotëm bazohet në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë. Shqipëria sot ndodhet në një mobokraci”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?