Sali Berisha i lirë, Argita Malltezi tregon se çfarë ndikoi: Frymë e re pas fitores së Trump

Vajza e ish-kryeministrit, Argita Malltezi e priste vendimin për lirimin e Sali Berishës. Ajo shpjegon arsyet pse e priste këtë vendim dhe tha se nuk e ka humbur shpresën për rikthimin e ligjshmërisë në vend.

”Asnjëherë nuk kam humbur shpresën për rkthimin e ligjshmërisë në vend, e kam thënë që Sali Berisha do ta fitojë këtë betejë. Vendimi i sotëm kishte surprizat e tij. Berisha përmes lobimit korruptiv të Soros dhe Ramës u shpall non grata. Soros kërkonte të përcaktonte deputetët e opozitës.

Escobar dhe Yuri Kim bënë presion të hapur ndaj SPAK për të filluar çështjen penale. Balla bëri një kallëzim të rremë që e kemi zbërthyer, Rama urdhëroi SPAK për të marrë masa ndaj Berishës. Fillimisht kufizimi i lirisë pastaj u zëvendësua me arrest mbi bazën e një çështjeje penale që nuk ekzistonte. Ishte bazuar në kallëzimin e rremë të Ballës”,-tha Malltezi në ”A2cnn”.

Sipas Malltezit vendimi i arrestit shtëpiak ndaj Berishës përbënte shkelje të kushtetutës. ”Vendimi i arrestit shtëpiak përbënte shkelje të Kushtetutës. Berisha u vu nën masa krejt ndryshe nga precedentët e tjerë. U shkel kodi i procedurës penale dhe të gjitha këto tregojnë që nuk ka pasur çështje penale, por as bazë për të vendosur arrestin. U vendos duke thënë që nuk iu bind masave të para”.

Për atë sot u rivu në vend drejtësia. Ajo theskon faktorët që ndikuan në këtë vendim dhe përmend qëndresën opozitare, përshkallëzimin e aksionit opozitar, por pa harruar frymën e re pas fitores së Trump.

SHKARKO APP