FIFA World Cup 2026™ 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sali Berisha mbetet në arrest shtëpie. Apeli i GJKKO rrëzon ankimimin e ish-kryeministrit

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e “arrestit shtëpiak” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Berisha kërkonte ndryshimin e masës, që ishte caktuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por gjykata vendosi të lërë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore.

Po sot, në orën 10:00 do të dalë para prokurorëve të SPAK edhe dhëndri i ish-kryeministrit, Jamarbër Malltezi, i cili do të pyetet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendimi i GJKKO për Berishën: 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 25.01.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 16.01.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues S.B., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 520, datë 30.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurimit personal) dhe vendimit nr. 521, datë 27.12.2023 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 520, datë 30.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

This mineral will melt your belly fat fast
well-being-review DietDrops
A sharp knife for life? The Japanese secret
The Knife Expert
Learn More
Sponsored Links

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?