Sali Berisha: Mosbindja civile do vijojë qoftë edhe me një deputet
Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka përforcuar sot vendosmërinë e deputetëve të opozitës se “mosbindja civile do të vazhdojë”.
Gjatë konferencës për shtyp të enjten, pas një seance parlamentare ku opozita zhvilloi protestën e saj me tymuese dhe shprehu zemërimin për votimin tinzar që i bëri Buxhetit të vitit 2024, mazhoranca, Berisha tha:
“Siç konstatoni, parlamenti nuk ekziston. Kur them nuk ekziston, ai si ndërtesë ekziston, si klub monist ekziston, por si parlament që funksionon mbi bazën e ligjeve dhe Kushtetutës, nuk ekziston.
Mosbindja civile e grupit të deputetëve të PD, u dëshmua mjeti më efiçent apo ndër më efiçentët në histori, de facto përmbysi parlamentin e drogës, krimit dhe korrupsionit.
Atëherë lidhur me masat që propozon ai, ai kur ka bërë grusht shteti brenda shtetit dhe merr kompetencat e parlamentit vetë në dorë, ai është i aftë të propozojë çdo ligj dhe çdo masë. Problemi është se mosbindja civile do të vazhdojë qoftë edhe me një deputet të vetëm të PD që do mbetet aty. Ai do marrë përgjigjen që meriton.”
KOHA JONË SONDAZH

