Sali Berisha:Ilir Meta, Eureka! Fajin e kane te huajt, kesaj here aleanca serbo – gjermane!
Te dashur miq, keto dite, zedhenes dhe papagalli personal i Ilir Metes, deklaroi ne debatin televiziv "Opinion" se duket se kemi te bejme me nje nderhyrje, kurse dje Manjani i Metes, ne pergjigje ndaj deklarates dashamirese te kryetarit te Komitetit per Ceshtje te Integrimit Europian te Bundestagut Gjerman, Gunther Krichbaum, shkruan dje se: "thuaj po deshe qe nuk eshte loje serbe. Deputeti gjerman eshte filo-serb, ishte zeri kryesor kunder statusit ne dhjetor te vitit 2013". Dhe kjo vetem e vetem se ai duke theksuar prezumimin e pafajesise kerkoi qe Meta te lere vakant vendin e kryetarit te Parlamentit gjate hetimit te tij per akuzat e tij te renda per vrasje.
Keshtu, sipas Ilir Metes, eshte skenar i huaj, pra fajin e kane te huajt per:
– Fshehjen e akuzave te Doshit nga vet Meta per 6 muaj me radhe,
– Deshtimin e Metes per te bindur familjaret e deputetit Fufi per akuzen se nuk ishte ai por ishte Berisha qe kishte dashur te eleminonte vellain e tyre!
– Deshtimin e tij ne mbylljen e çeshtjes me perpunimin dhe manipulimin e deshmitareve
– Deshtimin e atentateve per eleminimin e deshmitareve kyç, Tonit dhe Bamit
– Deshtimin e tij per te mbyllur çeshtjen duke zgjedhur per kryehetues Kryetarin e PS per Tiranen, Sajmir Tahiri
– Ishin te huajt ata qe bene te deshtoje mbyllja e skenarit nga pengmarresi i tij Spartak Braho, qe ruan ne torben e zeze kokainen e Gezim Çeles
– Ishin te huajt qe diskretituan dhe demaskuan Meten me dergimin e Brahos se tij ne Hanover tek Toni, sekseri i tij, per ta mesuar se çfare duhet te thote
– Jane te huajt qe organizuan udhetimin e tij te fshehte ne Milano
– Jane te huajt dhe jo Meta ata qe thane se ai nuk e kishte derguar çeshtjen ne Prokurori pasi Tom Doshi e kishte akuzuar ate per vrasjen e dy deputeteve vetem ne mars kur u perjashtua nga grupi i PS nderkohe qe eshte e faktuar se akuzat Doshi ja ka thene qe ne muajin shtator 2014
– Jane te huajt dhe jo Meta qe derguan ne oborrin e Prokurorise Kallakun duke besuar se do te bindin shqiptaret se hetimi per akuzat ndaj Metes per vrasjen e dy deputeteve, qe jane dhe akuzat me me te renda ne 23 vitet e fundit, jane thjesht nje skeç qesharak si ato te Portokallise
– Jane te huajt ata qe mbajne peng deshmitarin Frroku prej 6 muajve me trafikantin qe kishte gjetur Policia ne makinen e tij.
Keto pretendime te ulta dhe bajate te Metes dhe suites se tij, faktojne dhe nje here autoresine e tij ne skenarin e aktit kriminal te paprecedent te eleminimit te dy deputeteve te Parlamentit shqiptar. Hetimi nderkombetar dhe revolucioni demokratik paqesor do mund te nxjerrin krimin nga Parlamenti dhe institucionet e tjera te krimit!
Sali Berisha