Salianji akuza të forta Bledi Çuçit: E lajmëruat Ervis Martinajn të largohej 5 minuta para se të shkonit në hotel

Deputeti i PD-së, Ervin Salinaji ka shpërthyer në akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, lidhur me kriminalitetin ne vend dhe zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Salianji përmendi emrat e disa prej të fortëve në vend, duke hedhur akuza se policia e di se ku janë, por nuk arrin t’i arrestojë.

Ai shtoi se policia nuk jep dot një përgjigje se ku është Ervis Martinaj, kur ishte vetë ajo që e lajmëroi të largohej 5 minuta para se “blutë” të shkonin në hotelin ku po qëndronte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e 5-ta. Më shkruajnë prindër të personave që janë vrarë, policia ishte 10 metra larg dhe nuk ndërhynte dot. Këto nuk janë imagjinata, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme, qëndronin aty sikur të ishin pula. Keni kaluar një ligj këtu që do mbyllet Vettingu për 2 vite, por ka dështuar. Keni thënë do vini Vetting në polici, kush do e bëjë? Ju doni të bëni një drejtim tjetër se erdhën zgjedhjet që ti bëni bashkë me kriminelët. Di gjë sot ku e ke Talo Çelën? Po e di që Policia e Shtetit se ai del nëpër qytet, ku e keni Suel Çelën? Po Fatos Goga, Florenc Çapja, Ervis Martinaj gjallë a vdekur janë, ndërkohë që ju e dini që 5 minuta para se të shkonit në hotel e keni lajmëruar për ta larguar se keni pasur tjetër plan. Grupet kriminale janë sofistikuar, nuk ka punë Policia e Shtetit. Nuk mund t”ju them që vrasja në Kozare ku fqinji vret fqinji është përgjegjësi e juaja, por kur vritet Erjon Çela dhe plagosen 4 të tjerë përgjegjësia është e juaja”, tha Salianji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me tej deputeti akuzoi policinë e shtetit se po bashkëpunon me bandat kriminale për zgjedhjet vendore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?