Salianji lëshon gojën: Rama e Tahiri të ndershëm? Punë k***e…

E tensionuar është seanca në Gjykatën e Apelit në Shkodër, aty ku po vlerësohet masa e sigurisë ndaj 11 kuksianëve. Mbi këtë situatë, deputeti i PD-së, Ervin Salianji i cili ndodhet në sallë e gjyqit, shkruan në facebook me një ton të ashpër.

Salianji ka përdorur të njëjtin fjalor që përdori Tahiri dje në parlament, por ka theksuar se kuksianët duhet të lirohen pasi janë padrejtësisht në burg.

“Këtu janë 11 bij nënash që janë në burg padrejtësisht. Ndërkohë që ca bij të tjerë, pavarësisht parave që kanë bërë, bëjnë si të ndershëm mes parlamentit. Ata që flasin si bij k…të, Edi Rama e Saimir Tahiri, punë k… është bërë kjo punë. Kurse këta janë në hall të vet, për 13 mijë lekë për të hyrë në shtypi”, u shpreh Salianji.

SHKARKO APP