Salianji nga Vlora: Lufta kërcet në Iran, çmimet kërcasin më shumë në Shqipëri se në vendet e Lindjes së Mesme

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte këtë të diel në Vlorë për të vijuar turin e tij të takimeve me strukturat demokrate në vend.

Salianji e nisi fjalën e tij duke ironizuar krerët e selisë blu, në kryesinë e së cilës nuk ka më një grua dhe kjo për Salianjin tregon se sa mirë po shkojnë punët në PD.

Salianji: Në partinë tonë për vendime të gabuara për herë të parë në kryesi nuk ka një grua dhe siç po shihet se mirë po shkojnë punët. Mirë është të krijojmë hapësira për gratë në partinë tonë politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlora është një qytet simbol për historinë shqiptare, qyteti ku shqiptarët kanë ditur të ngrihen. Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri. Sepse Shqipëri ka nevojë më shumë se kurrë për një qeveri të fortë. Ka nevojë për një politikë jo e lodhur jo e vjetruar e mbyllur.

Le ta themi hapur situata në Shqipëri është alarmante. Shqipëria kë nevojë për një fillim të ri. Drejtuesi politik dha shembullin duke dhënë dorëheqjen. Por nuk është vlerësuar ashtu siç duhet. Kemi një shtet të degraduar në çdo qelizë, ekonomia e dobët, çmimet kanë rritur. Besimi te politika në nivelin më të ulët, emëruesi i përbashkët i gjithë qeverisjes sot përmblidhet në një fjalë, skandal. Skandal me tenderët, koncesionet, rrugët, arsimi, përballjen me drejtësinë, mbrojtjen politike të drejtuesve të qeverisë.

Salianji u ndal te situata në partinë e tij, duke vënë theksin se keqmenaxhimi i lidershipit.

Sipas tij, PD nuk po hapet, por po bunkerizohet duke përjashtuar anëtarët e vet, dhe këdo që mund të ketë një mendim ndryshe.

Salianji: Lufta kërcet në Iran, çmimet kërcasin më shumë në Shqipëri se në vendet e Lindjes së Mesme. PD duhet të flasë për ato që shqetësojnë sot më shumë shqiptarët. PD përballet sot me një krizë thellë, reflektohet në rezultatet e dobëta elektorale. E mbyllur ndaj energjie të reja.

PD duhet të jetë një parti e hapur mes njerëzve. Që përfshin brezat e rinj. Vetëm një opozitë e tillë e fortë në vlera rikthen besimin e qytetarëve dhe ndryshimin e real në Shqipëri. Parti jo nuk po hapet, por po bunkerizohet, ka gjuhë të drunjtë, ka premtime apokaliptike. Si mund të hapet një parti që përjashton anëtarët e vet?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?