Salianji nxjerr dokumentin: Kate pa leje në qendër të Tiranës, fajtor Rama!
Deputeti i PD Ervin Salianji ka publikuar sot në një deklaratë për mediat, dokumente që vërtetojnë kate pa leje të një kulle në qendër të Tiranës.
Ai u shpreh se në Shqipëri është përdhosur shteti dhe se fajtore për një situatë të tillë është qeveria, kryeministri Edi Rama dhe institucionet në varësi të tij.
Ndër të tjera Salianji u shpreh:
“Pse nuk trajtohen oligarkët si qytetarët, pse nuk referohen nga policia dhe IKMT në varësi të kryeministrit në prokurori ndërtimet e paligjshme?
Pse nuk i rrethon policia dhe IKMT oligarkët e ndërtimeve të paligjshme në kryeqytet siç bëhet show me këdo, siç ndodhi me doktorin. I rrasin në burg për një kotec qytetarët. Duket qartësisht që është përdhosur shteti kokë e këmbë”- tha deputeti i PD