Salianji: Për herë të parë një kryeministër i ka të gjithë kundër, Voskopi do i përgjigjet me votë!

Kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Korçës, Ervin Salianji deklaron se për herë të parë, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Salianji thekson se Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite.

“Në Voskop ndryshimi ka ardhur 🇦🇱 Për herë të parë ndoshta në historinë politike shqiptare, një parti dhe një kryeministër i ka të gjithë kundër. Të mëdhenj dhe të vegjël, fermerë dhe pronarë, biznesmenë dhe sipërmarrës, pensionistët dhe të papunë, të punësuarit e administratës dhe socialistë të ndershëm janë të gjithë kundër një qeverie që nuk përfaqësoi kurrë interesat e qytetarëve të saj.

Voskopi dhe gjithë qarku i Korçës do t’i përgjigjet me votë përçmimit dhe fyerjes që Edi Rama, Niko Peleshi dhe njerëzit e tyre i kanë bërë qytetarëve në këto 8 vite. #PartiaDemokratike #NR9 ✌️💙”, shkruan Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?