FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Samiti për Ukrainën, Zelensky mbërrin në mbrëmje. Foto nga vendi ku do të mblidhen liderët

Tirana është gati të mirëpresë një Samit të rëndësishëm, atë Ukrainë-Evropa Juglindore. Parashikohet mbërritja këtë mbrëmje e presidentit ukranias Zelensky në vendin tonë. Ardhja varet ngushtësisht nga aspekte të sigurisë, si pasojë e agravimit të luftës atje gjatë 48 orëve të fundit.

Parashikohet një takim në kryeministri mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës. Më pas do ti drejtohen pallatit të kongreseve nga ku në këtë tapet të kuq do të mbërrijnë në Samitin e organizuar nga Qeveria Shqiptare, 13 udhëheqës të 13 shteteve nga Europa Juglindore.

Shqipëria e organizon këtë Samit në vazhdën e qëndrimeve të guximshme e të unifikuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Samiti vjen si një tjetër mbështetje për Ukrainën dhe në të denoncuarin e agresion të paligjshëm Rus dhe krimet që ka sjellë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?