Sanksionet, ambasadori i Rusisë: Shqipëria humbi një shans për marrëdhënie tregtare

“Nuk dëshirojmë të kemi përplasje me Shtetet e Bashkuara, por do të përdorim çdo mjet për të mbrojtur interesat tona kombëtare”, ka qenë ky qëndrimi i mbajtur nga ambasadori i Rusisë në Shqipëri, z. Aleksandër Karpushin, gjatë një interviste dhënë për “Ora News”.

Përfaqësuesi i Moskës në Tiranë ka fajësuar Uashingtonin për situatën e krijuar në Siri, duke thënë se në përshkallëzimin e krizës kanë ndikuar politikat e ShBA, që sipas tij janë të gabuara.

Sa i përket marrëdhënieve me NATO-n, Karpushin nënvizoi se Rusia e sheh me shqetësim rritjen e prezencës ushtarake të Perëndimit pranë kufijve të saj, ndërkohë që u shpreh se Aleanca ishte tërhequr nga dialogu me qeverinë ruse në mënyrë të njëanshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në tërësi, ambasadori rus në Tiranë, gjykon se nëse NATO dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të marrin në konsideratë interesat e Rusisë, atëherë çdo përpjekje për dialog do të jetë e kotë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Karpushin është pyetur edhe në lidhje me pavarësinë e Kosovës, ndërsa ka theksuar se qëndrimi i Moskës vijon të mbetet i pandryshuar, në mbështetje të rezolutës 12-44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ambasadori vlerësoi se marrëdhëniet me Shqipërinë po zhvillohen normalisht, por tha vendi ynë i ka humbur vetes një mundësi mjaft të mirë për marrëdhënie tregtare me Rusinë, duke ju bashkuar sanksioneve të vendosura nga BE-ja në dëm të Moskës.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?