Ambasadorja e Gjermanisë: Lufta kundër krimit, prioritet kyç për integrimin

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schutz e shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj vizitoi sot zyrat e ”Task-Forcës” Speciale në Tiranë.

Ambasadorja tha pas takimit se qëllimi i vizitës ishte që të informohem për punën e bërë nga ”Task-Forca”. ”Mund të them që dal me përshtypje shumë pozitive. Ne kemi filluar tashmë bashkëpunimin e ngushtë me ”Task-Forcën”. Kemi arritur rezultatet e para dhe do të vazhdojmë që ta mbështesim aktivisht këtë ”Task-Forcë”. Dua të theksoj që lufta kundër krimit të organizuar është një ndër prioritetet kyçe për ecjen përpara të Shqipërisë në drejtim të integrimit në BE. Është diçka shumë e rëndësishme dhe dua që të them që ne do të vazhdojmë që të mbështesim në këtë drejtim”,-tha Schutz.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj u shpreh se ka mbështetje të plotë nga shteti gjerman mbi operacionet e ”Forcës së Ligjit”. Deklarata u bë fill pas vizitës në zyrat e Task Forcës speciale në Tiranë, që ndodhet tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?