Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, Balluku: Puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike
Në rrugën e re Elbasan-Librazhd, një nga kantieret më të rëndësishme të Korridorit 8, puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ndërtimin e urave dhe realizimin e veprave të tjera inxhinierike. Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku ka ndarë pamje nga kantieri i punës, teksa e cilësoi atë një segment strategjik të Korridorit 8.
”Segmenti strategjik Elbasan-Librazhd, pjesë e “Korridorit 8”, është një nga projektet më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore në Shqipëri, ku puna po avancon ndjeshëm në asfaltim, ura dhe veprat inxhinierike”,-shkruan Balluku.
Rruga e re Elbasan-Librazhd përfshin dy tunele me gjatësi 1,1 km, të cilët do të lidhin Elbasanin me Librazhdin. Investimi është në fazën e pestë të realizimit dhe pritet të përfundojë në fund të këtij viti. Pjesë e këtij projekti janë edhe dy ura që do të lidhen direkt me tunelet. Rruga e re do të shndërrohet në një arterie të rëndësishme për qarkullimin dhe do të çlirojë potencialin ekonomik dhe turistik të këtyre zonave.
KOHA JONË SONDAZH

